Seksioni për Arkeologji Antike

  • Post category:SEKSIONET
  • Reading time:2 mins read

Seksioni për Arkeologji Antike mbledh, përpunon, në mënyrë profesionale dhe shkencore i studion dhe i prezanton objektet muzeore të cilët datojnë nga periudha antike në Republikën e Maqedonisë së Veriut – nga fillimi i periudhës klasike (gjysma e dytë e shekullit V p.e.r.) deri në fund të antikitetit (shekulli VI).

Periudha antike në Maqedoni është vendimtare në formimin e komponentëve kryesorë të qytetërimit dhe matricës kulturore të popullsisë në zonën më të gjerë të Mesdheut, në kohën dhe pas pushtimeve të Aleksandrit III, duke u bërë faktori më i fuqishëm në ndërtimin e historisë të mbarë botës së atëhershme.

Më vonë, Maqedonia do të gjendet në udhëkryq në mes lindjes dhe perëndimit të Perandorisë Romake, gurthemel i dallimeve dhe i ngjashmërive edhe të një perandorie botërore, e cila gjatë periudhës së krishterimit të hershëm, mbajti fuqinë dhe kështu hyri në ngjarjet e trazuara të Mesjetës. Të gjitha këto arritje nga historia si kujtesë kolektive janë pasqyruar në objekte arkeologjike të cilat merren nga Seksioni i Arkeologjisë Antike, në IN Muzeu Arkeologjik i Maqedonisë.