Seksioni për Arkeologji Mesjetare

  • Post category:SEKSIONET
  • Reading time:2 mins read

Seksioni i Arkeologjisë Mesjetare në IN, Muzeu Arkeologjik i Maqedonisë, siç quhet për momentin, paraqet periudhën më vitale në zhvillimin social dhe historik të shoqërisë njerëzore kur ndryshojnë ngjarjet dhe historikisht ndiqen jo më shumë në mileniume dhe shekuj, si në kulturat e vjetra, ashtu edhe në dekada, vite dhe muaj.

Periudhat historike të cilat janë objekte studimi në kuadër të Seksionit dhe paraqitjen në pjesën përkatëse të ekspozimit në këto korniza kohore globale, plotësisht të gërshetuara me fazat e zhvillimit kulturor, e mbulojnë dinamikën me histori, politikë, administratë, fe, kulturë materiale dhe shpirtërore, një segment i qenies njerëzore. Nga këtu rrjedh edhe degëzimi detal i periudhave të saj: bizantizmi i hershëm, mesjeta e hershme, periudha e pjekur e bizantizmit, mesjeta e vonshme dhe periudha osmane, ku secila prej tyre mbulon veçoritë e veta, identitetin dhe integritetin.

Në këtë kuptim, i rëndësishëm është emancipimi i individit dhe roli i tij aktiv në përditshmëri, angazhimi në ekonominë rajonale, tregti, ushtri, ngjarjet sociale, fetare dhe kulturore, të nxitura nga ambiciet për të qenë kreator i prosperitetit personal dhe të përgjithshëm. Nga këtu, ky aktivitet imanent i njeriut, i dokumentuar bollshëm nga burimet e shkruara dhe i vëzhguar përmes gjurmëve arkeologjike, është e nevojshme që të përfaqësohet në një seksion të gjerë të formave të ndryshme, kryesisht brenda periudhave globale historike, dhe pastaj përmes manifestimeve delikate kulturore të përkufizuara me tiparet e kulturës materiale dhe shpirtërore.