Seksioni për Konservim dhe Restaurim

  • Post category:SEKSIONET
  • Reading time:1 mins read

Aktiviteti parësor i seksionit të konservimit është konservimi dhe restaurimi i trashëgimisë së tundshme arkeologjike. Në laborator konservohen dhe restaurohen objekte të ndryshme të punuar nga metali, qeramika, qelqi dhe guri, kryesisht nga koleksioni i muzeut dhe në varësi nga mundësia dhe rëndësia, konservon edhe materiale nga institucionet e tjera në Maqedoni.

Konservimin e objekteve e kryejnë persona profesionalë-konservatorë dhe restaurues në fushën e artit figurativ dhe teknik kimik. Përveç aktivitetit të saj primar, laboratori tradicionalisht kujdeset për prodhimin e suvenirëve dhe replikave të disa prej eksponateve.

Seksioni shkëmben përvoja me institucionet përkatëse në fushën e restaurimit dhe konservimit të objekteve arkeologjike, instituteve, qendrave të konservimit, laboratorëve si nga vendi dhe jashtë tij.

Emilija Miteva – Udhëheqëse e Seksionit për Konservim dhe Restaurim
emilijamiteva17@gmail.com