Kupid (Eros) dhe Psihe

  • Post category:Uncategorized
  • Reading time:2 mins read

Me rastin e ditës së Shën Valentinit, ju paraqesim figurinë terrakote të Kupid (Eros) dhe Psihe, e cila tregon puthjen e tyre të parë.

Miti i Kupidit dhe Psihes është ndoshta historia më e madhe e dashurisë e ruajtur nga mitologjia antike deri më sot. Një histori e gjatë dhe emocionuese për jetën e Psihes së bukur dhe dashurinë e saj të pamasë për perëndinë e dashurisë, Kupid. Një histori me shumë komplote dhe drama, por një histori dashurie që nuk mund të pengohet as nga perënditë. Kjo gjithashtu ka një fund të lumtur dhe një mesazh që dashuria e vërtetë mund të kapërcejë të gjitha kufijtë, madje edhe ato midis njerëzve dhe perëndive. Kjo shfaqja jonë simbolizon puthjen e parë të Kupidit dhe Psihes, pra fillimin e dashurisë së tyre të pavdekshme.

Edhe pse kjo shfaqje është më shumë se XXI shekuj e vjetër, ajo do të bëhet përsëri një frymëzim për shumë artist të renesancës dhe artista modernë të cilët me punimet e tyre të reja do ta ruajnë këtë shfaqje deri më sot si shfaqjen më të popullarizuar të dashurisë së vërtetë që dëshirojnë të gjithë.

Daton nga periudha romake, e shekulli I e.r,

Është zbuluar në lokalitetin arkeologjik Stobi, komuna Gradsko. Është huazuar për nevojat e ekspozitës së përhershme nga IN Stobi.