Duke ndjekur trendet botërore në punën muzeale, më konkretisht, në pjesën edukative të tij, brenda Muzeut Arkeologjik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, është themeluar një puntori edukative arkeologjike për fëmijët e moshës parashkollore dhe shkollore, në mënyrë që fëmijët të njihen me arkeologjinë dhe trashëgiminë kulturore të Republikës së Maqedonisë së Verioriut.
Kjo puntori është një mundësi e mirë për popullatën më të re për të fituar njohuri në lidhje me trashëgiminë e pasur kulturore përmes një sërë aktivitetesh. Në këto aktivitete, përveç leksioneve të përshtatura për moshën e duhur, ofrohen përmbajtje të ndryshme ndërvepruese me të cilat fëmijët do të kenë mundësinë të shprehin përshtypjet e tyre dhe njohuritë e fituara në lidhje me arkeologjinë, si dhe objektet e pasura arkeologjike nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në mënyrë krijuese duke modeluar në argjilë. vizatim ose shkrime ese.
Në këtë mënyrë, përmes lojës, ata mund të njihen me arkeologjinë si një shkencë komplekse, thelbin dhe detyrat e saj, si dhe mundësinë për të ndjekur rrugën e objekteve arkeologjike nga thellësitë e tokës deri në ekspozimin e objekteve arkeolgjike në muze. Për nevojat e kësaj puntorie u proektua dhe u nda një pjesë e hapësirës në IN Muzeun arkeolgjikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut i destinuar në ekspozitën e përkohëshe, me një sipërfaqe prej 50m2. I njejti ishte i pajisur si duhet me gjërat themelore për funksionimin e tij pa pengesë si: tavolina, karrige, veshja e dyshemesë me linoleum.
Për të përmbushur nevojat e kësaj punëtorie në drejtim të pjesës interaktive u punuan: situata arkeologjike – simulimi i një siti arkeologjik ku fëmijët mund të gërmojnë, duke bërë një profil arkeologjik ku fëmijët do të studiojnë periudhat sipas rendit kronologjik dhe gjithashtu do të kenë mundësinë të njihen me objektet më reprezentative të të gjitha periudhave, ku kopjet komerciale të të gjitha periudhat janë të futura në vetë profilin, duke bërë tabela shkollore, si dhe duke marrë një numër të madh të rekuizitave të nevojshme për punën e kësaj puntorie.
Përveç fëmijëve (personave) të cilët janë të përfshirë në mësimin e rregulltë, kjo punëtori gjithashtu organizon kënde edukative – krijuese për personat me aftësi të kufizuara: spektrit të autizmit, ADHD, paaftësi fizike, paaftësi mendore, njerëz të shurdhër dhe memec, si dhe njerëz me shikim të dëmtuar.
Punëtori edukative organizohen edhe në këndin edukativ të muzeut, si dhe në vendbanimin neolitik “Tumba Maxhari”.
Personat me aftësi të kufizuara janë të mirëpritur në muzeun tonë, stafi ynë ka njohuri për specifikat e këtyre personave dhe mund t’u përgjigjet në mënyrë të përshtatshme nevojave të tyre.