Përfunduan për këtët viti gërmimet arkeologjike në lokalitetin arkeologjik Stakina Cesma në Valandovo si pjesë e programit vjetor të punës për vitin 2021.
Lokaliteti antik, Stakina Cesma në Valandovo është unik dhe mbresëlënës i njohur për mozaikë dysheme. Ky lokalitet është i regjistruar në vitet shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë dhe është lulumtuar vazhdimisht që nga viti 1987. nën udhëheqjen e Mila Shurbanovskës.
Ky objekt pune quhet Roman domus dhe në 33 vitet e fundit në këtë lokalitet janë lulumtuar tetë dhoma me mozaikë dyshemeje me teknika të ndryshme ndërtimi dhe një pishinë me formë gjysmërrethore.
Deri më tani ka pasur dy supozime.
E para është se njëra nga dhomat është pjesë e një ndërtese të dytë, dhe e dyta që kjo pjesë i përket një pallati ekzistues.
Supozimet u bazuan në ekzistencën e një rruge kalimtare që ndante mbetjet arkitektonike.
Një faleminderim për Komunën e Valandovës për mbështetjen dhe ndihmën për heqjen e rrugës kalimtare, e cila hapi një hapësirë të re për punë dhe mundësinë për të fituar njohuri të reja.
Gërmimet e këtij viti gjetën një pjesë të një dhome me një mozaik të bërë nga opus tessellatum. Sipas teknikës së përpunimit dhe veçorive stilistike të mozaikut, vërtetuam se në të dy anët e rrugës paraqet një hapësir, konkretisht është një object repreyentativ me dysheme mozaiku mbi 500 m2.
Udhëheqësi i projektit është Prof. Dr Antonio Jakimovski, bashkë-udhëheqës i proektit është Radomir Ivanoviq, kurator në Muzeun arkeologjik, dhe ekipi i ekspertëve përbëhej nga Mila Shurbanoska, kurator – këshilltare në pension nga Muzeu arkeologjik, Pençe Kralev, arkeolog nga Shtëpia e kulturës “25 maji”, Pero Sinadinovski, arkeolog i diplomuar, Igor Shirtovski arkeolog i diplomuar dhe D-r Hristijan Talevski nga INP “Instituti për kulturën e vjetër Sllave”.
Paralelisht me projektin e Muzeut arkeologjik, në bashkëpunim me IN Enti dhe Muzeu – Strumicë nën udhëheqjen e Vane P. Sekulov, po përgatitet një projekt për ruajtjen e kësaj trashëgimie të rrallë kulturore.