Dr. Miodrag Grbiq, arkeologu që la pas një biografi të pasur dhe një kontribut të rëndësishëm në arkeologji

  • Post category:Uncategorized
  • Reading time:2 mins read

Postimin e sotëm ia kushtojmë Dr. Miodrag Grbiqit i cili i përket brezit të arkeologëve të parë të arsimuar, të formuar midis dy luftërave botërore. Së bashku me Nikolla Vuliqin dhe Milloe Vasiq, Ai ishte i pari që filloi me hulumtime shkencor mbi lokalitete arkeologjike parahistorike dhe antike të panjohura deri në atë kohë në Serbi dhe Maqedoni.
Aktiviteti shkencor i Dr. Grbiqit ishte i bazua në hulumtimin e kulturave parahistorike në Ballkan, veçanërisht në studimin e gjenezës dhe kronologjisë së kulturave neolitike. Dashuria shkencore e dytë e tij ishte arkeologjia antike, veçanërisht skulptura greke dhe romake.
Paralelisht me hulumtime shkencore, ai gjithashtu ishte i angazhuar në veprimtari muzeore, ku mori pjesë në themelimin e muzeut në Manastir.
Në mars të vitit 1926, me ftesë të Prof. Radoslav Grujiq, Dr. Miodragi fillonë të punojë si një kursant kurator në Muzeun arkeologjik në Shkup. Pastaj, Ai mori pjesë në gërmimet e përbashkëta arkeologjike në lokalitetin Gradishte pranë Shën Erazmit afër Liqenit të Ohrit në 1931 dhe 1932 me përfaqësuesit e Muzeut të Berlinit konkretisht të parahistorisë dhe historisë së hershme, ndërsa gjatë periudhës së vitit 1933 -1939 herë pas here mori pjesë në gërmimet arkeologjike në qytetin antik të Stobit ku u zbuluan mozaikë të jashtëzakonshëm dhe një mori elementesh arkitektonike.
Grbiq së bashku me Mano Zisi në vitet 1936 – 1938 mbikëqyrën gërmimet arkeologjike sistematike në Heraklea. Emri i tij i është rëndësishëm i bazuar me zbulimimete atjeshëm si fortifikimi në majë të kodrës, pastaj rrëzë kodrës me dy bazilika të krishterizmit të hershëm, të shtruara me mozaikë të bukur, si dhe një pjesë e rrugesë me rrjet furnizimi me ujë.
Me këto zbulime Ai hodhi një themel të fortë saktësisht shtroi rrugën për gërmimet e ardhshme arkeologjike.
Në lokalitetin neolitik në Porodin afër Manastirit gjatë gërmimeve arkeologjike (1953-1954) janë zbuluar modele shtëpish prej balte deri në atë kohë të panjohura në arkeologji, si dhe altarë zoomorfe. Vendbanimi veçohet si një fenomen i veçantë kulturor dhe është pjesë e të ashtuquajturës grupi kulturor Velushka-Porodin nga periudha e neolititit.
Grbiq pas vete la një bibliografi të pasur dhe një kontribut të rëndësishëm në arkeologji.