Delegacioni nga Greqia për vizitë në Muzeun arkeologjik dhe në Kurshumli an

  • Post category:Uncategorized
  • Reading time:2 mins read

Një delegacion nga qendra Evropiane e monumenteve Bizantine dhe Post-Bizantine nga Greqia dje pas një takim pune në Ministrinë e Kulturës, vizituan Kurshumli anin dhe Muzeun arkeologjik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Znj. Flora Karagiani nga qendra Evropiane për monumente Bizantine dhe Post-Bizantine (ECBMM) dhe Znj. Maria Mercani, udhëheqese e Drejtorisë për konservimin e monumenteve antike dhe moderne, u njoftuan me trashëgiminë e pasur kulturore të luajtshme të ekspozuar në muze, si dhe monumentin më të bukura të kulturës në qytet, Kurshumli an.

Qendra Evropiane ka bashkëpunim afatgjatë me UNESCO, Këshillin e Evropës dhe organizata dhe institucione të tjera Evropiane dhe ndërkombëtare dhe gjatë dy dekadave të ekzistencës së saj ka një gamë më të gjerë të aktiviteteve që përfshin organizimin e kurseve dhe trajnimeve, dhënien e bursave për studime shkencore, pjesëmarrjen në projekte kërkimore shkencore, si dhe pjesëmarrje në programe kombëtare dhe ndërkombëtare për kërkime shkencor dhe zhvillime teknologjike.