Themelimit i qytetit të Romës është i lidhur me vëllezërit binjakë Romuli dhe Remi, të lindur në Alba Longa pranë Romës së ardhshme. Nëna e tyre ishte një priftëresh dhe bijë e mbretit të Alba Longës, ndërsa babai i tyre ishte perëndia e luftës, Marsi.
Mbreti i Alba Longa, nga frika për fronin e tij, iu kundërvu perëndisë duke i hedhur fëmijët në lumin Tiber në mënyrë që ata të mbyteshin dhe të zhdukeshin. Sidoqoftë, lakmia njerëzore nuk mundi të mposhëte perënditë, kështu që binjakët do të hidhen në bregun e lumit. Të uritur dhe të frikësuar, ata u ushqyen me qumësht nga një ujkonjë që i mbajti gjallë derisa u gjetën dhe u shpëtuan nga një bari që më pas i rriti si fëmijët e tij. Sidoqoftë, fati i tyre ishte shumë më i madh se kaq, kështu që identiteti i tyre u zbulua shpejt. Pas kësaj binjakët shkuan në brigjet e lumit Tiber ku donin të krijonin qytetin e tyre të ri. Pastaj, Romuli vrau Remin dhe e quajti qytetin me emrin e tij (Lat. Roma). Kështu, qyteti i Romës u themelua me gjak, konkretisht,jetën e tij qyteti e filloi në mënyr rituale.
Themelimi i Romës është gjithashtu i lidhur me Venerën, perëndeshën e dashurisë, bukurisë dhe mallit. Djali i saj mitik Enea, i mbijetuari i vetëm i rënies së Trojës, u zhvendos në Itali gjatë luftës. Shumë shekuj më vonë, ai do të nderohet si paraardhësi i drejtpërdrejtë i Romulit dhe Remit. Në këtë mënyrë perëndesha Venera u nderua si mbrojtësi kryesor i qytetit dhe shumë perandorë lidhën linjën e tyre familjare drejtpërdrejt me të. Kjo është arsyeja pse ajo mori tempullin më të madh dhe më të bukur në qytetin e Romës. Emrin e saj e morri dhe planeta më e ndritshmë dhe më e bukura, i cili është më i afërt dhe më i dukëshëm me Tokën në muajin prill, ku gjithashtu u mbajtë një nga festivalet më të mëdha në Rom në emër dhe për nder të saj.
Në ekspozitën e përhershme të Muzeut arkeologjik të kësaj peirudhe janë bashkuar në një koleksion pothuajse të gjitha artefaktet më reprzente dhe unike Romake.
Disa prej tyre janë prezantuar tashmë në rrjetet sociale si: figurina terrakote e Venerës, lodra – kalorës terrakote, figurina prej bronzi e një dhie mali, busti prej bronzi i Silen, historia e dashurisë së Kupid dhe Psihe, etj.