Festa Uji i Bekuar ose Epifania është një nga festat më të mëdha të fesë krishtere. Në këtë ditë sipas traditës së krishtere Shën Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan.
Quhet Epifani sepse në vetë aktin e pagëzimit hapen qiejt dhe Shpirti i Shenjtë shfaqet në formën e një pëllumbi.
Me zhytjen në ujë plaku mëkatar vdes, dhe duke dalë nga uji del (vjen në jetë) i pastruar dhe rilindur.
Kjo festë i jep kuptim pagëzimit si një nga misteret më të shenjta të krishterimit. Pagëzimi do të thotë gjithashtu lindje shpirtërore, domethënë fillimi i jetës njerëzore në besim.
Festa fetare e Epifanisë festohet çdo vit me një ceremoni të hedhjes së kryqit të shenjtë nga një person i shenjtë (prift) në një lumë ose liqen, dhe besimtarët hidhen në ujërat pas tij. Kryqi është një simbol i krishterimit dhe jetës, prandaj besohet se ai që kap kryqin do të pasohet nga lumturia dhe prosperiteti gjatë gjithë vitit.
Në përputhje me festën e madhe të sotme ortodokse, ne ju paraqesim një kryq bronzi, enkolpion (kryq i dyfishtë) i një kryeprift nga një vend i panjohur që daton nga periudha e mesjetës së vonë të shekullit XIV.