Gërmadha e Madhe – Konjuh

  • Post category:Rreth nesh
  • Reading time:5 mins read

Qytet i fortifikuar nga periudha e antikitetit të vonë në rajonin e Kratovës.

Lokalitete arkeologjike

Lokaliteti arkeologjik i Gërmadhës së Madhe ndodhet afër fshatit Konjuh të Kratovës. Është i njohur si shembull i rrallë i një qytetit antik i ndërtuar në fund të shekulli V – fillim të shekullit VI – të e.r., në territorin e provincës së Dardanisë, të Perandorisë Romake Lindore. I përhapur në një akropol të lartë dhe të shtrirë, tarracë të gjerë rrëzë anës veriore të akropolit i rrethuar nga lumi Kriva Reka , dhe një hapësirë më të ngushtë në rrëzën jugore të akropolit, qyteti është shembull i fazës së vonë të urbanizmit romak, me një vendosmëri të fortë dhe një theks të rëndësishëm në arkitekturën kishtare. Plani i qytetit, kështjellat dhe kishat në të njëjtën kohë paraqesin fazë të hershme në zhvillimin e urbanizmit evropian dhe trashëgimisë fetare. Paraqet rreth 17 hektarë tokë, Gërmadha e Madhe pranë fshatit Konjuh është qyteti më i madh dhe më mirë i hulumtuar deri më tani nga shekulli i 6 në pjesën verilindore të Republikës së Maqedonisë Veriut.

Akropoli i mbrojtur natyrisht, në kodrën e lartë të njohur si Gërmadha e Madhe, në shekullin VI të e.r., është ndërtuar një fortesë e fortë. Këtu, me gërmimet arkeologjike të kryera në periudhën 1998-2004 janë zbuluar dyert, rrugët, shkallët dhe disa ndërtesa rezidenciale dhe ndërtime publike, me themelet të gropuara në shkëmbinjtë e butë. Disa prej tyre, duke përfshirë edhe rezervoarin e madh të ujit, janë ende të dukshme edhe sot për akropolin. Dominimi i kodrës mbi mjedisin më të gjerë ishte me rëndësi të madhe strategjike për sigurinë e qytetit dhe të banorëve të tij në kohët e vështira të shek. VI. Lokaliteti është i njohur edhe për hapësirat e shumta të tij dhe të gdhendura në shkëmb, janë zbuluar në anën jugperëndimore të kodrës. Besohet se në të kaluarën ato janë përdorur si qeli për murgj.

Që nga viti 2005 e këndej, gërmimet sistematike vazhdojnë në tarracën veriore të banimit, ku janë zbuluar dy komplekse të mëdha rezidenciale. E para është ndërtim shumëfunksional me mbeturina dhe punëtori rreth oborrit të brendshëm, ndërsa i dyti është një rezidencë me disa hapësira më të mëdha, hapësirë kuzhine dhe një oborr kolonadash, që padyshim i përkiste një anëtari të elitës. Pikërisht në mes të dy rezidencave u zbulua një bazilikë e madhe trekorabëshe (35 x 15 m), me zgjidhje të ndryshme arkitekturore të pazakonta. Një nga hapësirat e aneksit të saj, me një përfundim apsidal në anën lindore dhe një piscinë në pjesën e mesme, paraqet vend pagëzimi.

Fragmentet e plastikës përfaqësuese të gurit, janë zbuluar dhe në këtë bazilikë, por edhe në bazilikën Rotonda në këtë lokalitet, tregojnë për punëtorinë lokale, që nga mesi i shekullit VI e.r.. Jashtë fortifikimeve në përcaktimet ndodhen nekropolet e qytetit, nga e cila më së miri është hulumtuar nekropoli në rrafshnaltën e Këshllas, me largësi rreth 500 m në verilindje të Gërmadhës së Madhe. Në rrëzët lindore të kësaj rrafshnalte, gjatë gërmimeve mbrojtëse në vitin 1995, u zbulua një bazilikë e vogël trekorabëshe, me një varr të madh në formë të harkut në brendësi, i cili ndoshta është në funksion të nekropolit. Me formën rrethore unike, në këtë lokalitet bën pjesë edhe kisha e famshme Rotonda, e zbuluar në vitin 1919, në një kodër të ulët, rreth 200 m në juglindje të qytetit.

Elementet dhe zgjidhjet arkitektonike luksoze dhe numri i kishave, tregojnë për gjasat që edhe qyteti të ketë qenë një seli episkopësh. Madhësia e saj, vendndodhja dhe fuqia e dukshme ekonomike e identifikojnë si një qendër të rëndësishme strategjike dhe administrative në këtë rajon në Antikitetit e Vonë.

Gërmadha e Madhe është qyteti më i madh dhe deri më tani më i hulumtuari nga shekulli VI në pjesën verilindore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nga aty, rezultatet e gërmimeve japin të dhëna dhe konkluzione të rëndësishme rreth urbanizmit në këtë rajon, dhe më saktë për qytetet e rralla të sapokrijuara të Antikitetit të Vonë. Arkitektura kishtare është e një vlere të jashtëzakonshme, jo vetëm për këtë lokalitet dhe për territorin e vendit tonë, por edhe më gjerë – për gjithë Gadishullin Ballkanik. Deri tani kemi përmendur tre kishat e shekullit VI të e.r., të cilat me pamjen e tyre unike dhe elementet liturgjike në mënyra të ndryshme i shërbyen Bashkësisë Krishtere të Qytetit. Relievi luksoz i ambonëve, respektivisht hapësirat e korit në Rotunda dhe Bazilika Episkopale janë deri tani pa krahasim dhe tregojnë për një punëtori të panjohur lokale.

Që nga fillimi i vitit 1998, gërmimet arkeologjike të Gërmadhës së Madhe zhvillohen si një projekt ndërkombëtar kërkimor, nën drejtimin e Seksionit Arkeologjik të IN Muzeu i Republikës së Maqedonisë së Veriut – sot IN Muzeu Arkeologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut – Shkup dhe Kolegji Getisburg në Getisburg, Pensilvani, SHBA.

Mr. Goran Sanev, arkeolog, kurator i lartë