Antropologjia

Fillimi i antropologjisë fillon në vitin 1983 në kuadër Muzeut Arkeologjik të atëhershëm të Maqedonisë. Kërkimet antropologjike janë rikonstruar pamjet fizike të njeriut në të kaluarën, lëvizjet dhe ndryshimet e karakteristikave paleodemografike të popullatës me kalimin e kohës për të rindërtuar kushtet e jetesës, proceset etnogenetike dhe antropogjenike përmes periudhave parahistorike dhe periudhës historike të Maqedonisë, si dhe fotografia paleopatologjene e njeriut në Maqedoni.

Janë zhvilluar analiza antropologjike e mbi 15,000 skeleteve nga qindra lokalitete arkeologjike. Këto janë, sipas rendit kronologjik, më të rëndësishme, parahistorike: Markova Sushica dhe Hipodrom – Shkup, Vodovorati dhe Ulanci – Veles, Varvara – Shkup, Milci dhe Vardarski Rid – Gjevgjeli, Dedeli – Vallandovë. Nga periudha antike Stobi – Veles, Skupi – Shkup, Marvinci – Vallandovë, Otoshnica dhe Opila – Kriva Pallankë si dhe ato mesjetare: Demir Kapija, Kalaja e Vinicës, Pepelishte dhe Bistrenci – Negotinë, Dunje – Prilep, Xhamia Orta dhe Vodoça – Ohër.

Janë zhvilluar projekte kërkimore shumëvjeçare si “Karakteristikat antropologjike të popullsisë mesjetare të Cërkvishtes – Demir Kapisë”, “Profili antropologjik i popullsisë antike të Stobit”, “Popullsia mesjetare e Xhamisë Orta dhe Vodoça – Strumicë” dhe “Popullata e Skupit”. Rezultatet janë paraqitur në pesë monografi dhe pesëdhjetë tekste në revista shkencore.

Në vitin 2004 u ekspozua një ekspozitë me titullë “Njeriu në të kaluarën në Maqedoni”, me rikonstruksione dy- dhe tridimensionale të personazheve (skulptura dhe vizatime) të trembëdhjetë individëve të përzgjedhur në mënyrë kronologjike që i përkisnin nga neoliti deri në mesjetë, si dhe veshjet, dekorimi dhe armatosjet në të kaluarën.

Koleksioni i skeletëve i formuar nga objektet arkeologjike të zbuluara nga Muzeu i Maqedonisë, si dhe disa mijëra ekzemplarë me gjurmë patologjike ruhen në depon e institucionit.

Dr. Fanica Veljanovska, antropolog fizik, këshilltar-kurator