Ky koleksion përfshin periudhën e cila në historinë botërore është е njohur si periudha helenistike. Megjithëse shkenca nuk është harmonizuar ende rreth fillimit dhe mbarimit të kësaj periudhe, si kornizë kronologjike merret vdekja e Aleksandrit të Madh në vitin 323 p.e.r., si fillim, ndërsa fundi i kësaj periudhe pranohet rënia e mbretërisë së fundit helenistike të Ptolemaidit në vitin 31 p.e.r. dhe për territorin e Maqedonisë së Veriut e cila, megjithëse në 168 p.e.r. pas betejës te Pidna bie nën sundimin Romak, për shkak të kulturës materiale që vazhdon traditat e vjetra helenistike, fundi i kësaj periudhe gjithashtu është pranuar pikërisht rënia e mbretërisë së fundit helenistike. Në këto korniza kronologjike të Mesdheut Lindor, fillon një epokë e re në historinë njerëzore e ashtuquajtur periudha helenistike. Kultura helenistike u shfaq si një simbiozë e tre përbërësve të botës antike në atë kohë edhe atë: maqedonase, helene dhe lindore ose orientale. Për shkak se territori i kësaj kulture nuk ka kufij të përhershëm, dhe fakti që shpërbërja e tij fillon para formimit të tij përfundimtar, kjo periudhë bie në një nga periudhat më komplekse dhe në të njëjtën kohë një nga periudhat më interesante jo vetëm në lashtësi por në tërë historinë njerëzore në përgjithësi.
Numri i madh i objekteve arkeologjike që janë pjesë e këtij koleksioni janë nga lokaliteti Isar-Marvinci, Vallandov. Ky lokalitet arkeologjik së bashku me Lyhnidin antik (Ohër) përfaqësojnë vendet më të hulumtuara të kësaj periudhe në Maqedoni. Koleksioni gjithashtu përmban artefakte të zbuluara në lokalitetin Vardarski Rid dhe nga rajoni i Pellagonisë, rajoni i Tikveshit, Povardarie dhe rajoni i Shkupit.
Në koleksionin e përhershëm të periudhës helenistike, materiali arkeologjik grupohet dhe paraqitet sipas funksionit të tij dhe materialit nga i cili janë punuar artefaktet. Nga kjo periudhë do ta veçojmë bizhuterinë prej ari, i cili është zbukuruar në mënyrë luksoze me teknikat e arit filigran dhe teknikat e kokërrzimit, si dhe vënia e gurëve gjysëm të çmuar ose disa gurë kromatikë, teknika që u përsosën gjatë kësaj periudhe. Nga enët veçohen enët e importuara nga qendrat e famshme të qeramikës,, por nuk mungojnë enët të prodhuara në vend që janë bërë sipas shembullit të qendrave të famshme që diktonin modën. Ato ndahen në kuti ruajtjeje dhe konsumi për verë dhe lëngje të tjera, kuti tualeti si dhe enë për përdorim të përditshëm në familje.
Domethënëse janë enët e bëra prej bronzi (situli, oinoha, lebes, olpea, kantaros, etj.) që numerikisht janë më pak të përfaqësuara sesa qeramika, që është e kuptueshme duke marrë parasysh faktin se bronzi ishte një lëndë e parë e shtrenjtë në antikitet. Armët përfaqësohen nga objekte që përfaqësojnë armatimin e luftëtarit maqedonas antik, por edhe të një luftëtari që nuk është specifik për këtë rajon, por që ka marrë pjesë aktive në luftërat në këto zona, me shumë mundësi si mercenar. Kjo është pajisja ushtarake Kelte e zbuluar në varrin nr. 58 e nekropolit të lashtë lihnid. Koleksioni i figurinave terrakote nga kjo periudhë në vendin tonë është më i madhi në këtë koleksion. Këto janë figurina terrakote të zbuluara në lokalitetin arkeologjik Isar-Marvinci. Pastaj vijojnë shfaqjet e Afërditës nga Vardarski Rid dhe Isidas nga Lyhnidosi (Ohër) të bëra në mermer konkretisht alabastër.
Të dyja skulpturat janë një shembull i shkëlqyer i aftësive skulpturale të mjeshtërve të kësaj kohe. Përmendim edhe përshkrimet e Kibelës – një nënë frigiane prej lokaliteteve të ndryshme që flasin për respektin e saj pa dyshim të madh për kultin e saj në këtë zonë. Nga ekspozitat e kultit veçohen edhe figurinat e miniaturës të përpunuara nga bronzi kushtuar Dedalit, Isidës – Tiehit, Dionisit dhe të tjerëve. Në koleksion gjithashtu prezantohen edhe objekte të përdorura në jetën e përditshme në familje, të tilla si pesha për qëndisje, gërshërë, gjilpëra të ndryshme dhe mjete të tjera që mund të ndihmojnë në rindërtimin e jetës së përditshme të një personi në këtë periudhë helenistike. Duke mbuluar të gjitha këto objekte me një shumëllojshmëri përdorimesh, qëllimi është të përshkruajë një imazh të plotë të kësaj periudhe të rëndësishme të historisë njerëzore.
Mr. Pero Arxhanliev, arkeolog, këshilltar-kurator për periudhën helenistike