Radoslav Grujiq është një nga themeluesit e historisë bashkëkohore, historisë së artit, arkeologjisë dhe muzeologjisë.
Në vitin 1920 ai filloi të punojë si profesorn i historisë kombëtare në Fakultetin Filozofik në Shkup, pastaj në periudhën nga viti 1930 deri në vitin 1937 u zgjodh dy herë dekan i fakultetit me të njëjtin emër.
Vitet në të cilat Grujiq jetoi në Shkup janë të shënuar si periudha më intensive në punën e tij shkencorë.
Ai është themeluesi dhe redaktori i shoqërisë shkencore të Shkupit, të cilën ai e kryesoi për 16 vjet, nga viti 1921 deri në vitin 1937.
Katër vjet pas themelimit, me iniciativën e tij, në vitin 1925 shoqëria shkencore filloi botimin e revistës së saj. Revista e shoqërisë shkencore të Shkupit është një nga botimet më të rëndësishme në fushën e shkencave shoqërore dhe historike.
Ai dha një kontribut të madh në organizimin dhe themelimin e Muzeut arkeologjik – historik në Shkup.
Nën udhëheqjen e tij nga viti1921 deri në vitin 1937, Muzeu shumë shpejt zgjeroi përgjegjësitë e tij me mbledhjen e monumenteve arkeologjike në Muze, të cilën kishte departamente etnografike – antropografike dhe gjeologjike – petrografike.
Radoslav Grujiq ishte një studiues i respektuar në të gjitha qendrat universitare evropiane dhe institucionet shkencore.