Periudha arkaike është një nga pikat më të rëndësishme të kulturës helene dhe ndjek stilin gjeometrik të vitit 660 p.e.r. dhe zgjat deri në paraqitjen e periudhës klasike të rreth 460 p.e.r. Kjo periudhë, e cila quhet periudha para-klasike, karakterizohet nga krijimi i politikës së qyteteve, kolonizimit dhe lulëzimit të tregtisë dhe zejeve. Ndikimi i qytetërimeve Lindore veçanërisht në Egjipt ndjehet në art, si në arkitekturë ashtu edhe në pikturë monumentale plastike dhe vazo. Athina paraqet një qendër të madhe prodhuese dhe qendër kulturore. Piktura me vazo evoluon, nga forma gjeometrike deri në shfaqjen e figurave njerëzore, në tema epike, mitologjike dhe skena nga jeta e përditshme.
Ndikimi i artit nga Athina përhapet në veri dhe në territorin e Maqedonisë antike. Në gjysmën e dytë të shekullit VI p.e.s., fuqia në rritje ekonomike e popullsisë ka çuar në krijimin e qyteteve që lulëzuan në zejtari, tregti dhe formimin e një klase qeverisëse, e cila, në fund të epokës së hekurit dhe paraqitjes së antikitetit të hershëm, ndoqi trendet mbarëbotërore të modës që vinin nga jugu. E gjithë kjo rezultoi në kërkesën për objekte luksoze nga qendrat e tregtisë dhe artizanatit të lashtë grek, si dhe prodhimi vendor i tyre.
Në territorin e Maqedonisë antike, gjatë shekullit XX, objekte të tilla u gjetën në lokalitetet e rajonit Ohër-Strugë, rajonin Prilep-Manastir, Negotino, Kavadar, Demir Kapi, Shkup etj. Një shembull përfaqësues i kësaj janë gjetjet e Trebeniste afër Ohrit (qyteti antik i Lihnidos), maska ari, doreza, sandale, bizhuteri të ndryshme ari, argjendi dhe bronzi, fibula, gjilpëra, aplikacione të ndryshme, trekëmbësh, armë-shtiza, shpata, helmeta, mburoja si dhe enë pej argjendi, bronzi dhe prej qeramike që sot gjenden në ekspozitën e Muzeut Kombëtar në Beograd dhe në Muzeun Arkeologjik të Sofjes. Me gërmime të reja arkeologjike ndërmjet viteve 2001-2011 në lokalitetin arkeologjik Gorna Porta (porta e lartë) afër Kalasë së Samuilit në Ohër, janë zbuluar një numër i madh i objekteve në të cilën janë ekspozuar në ekspozitat e Entit dhe Muzeut në Ohër dhe Muzeut Arkeologjik të Maqedonisë së Veriut në Shkup. Ndër to do t’i veçojmë maskat prej ari, dorëza, stoli prej ari dhe argjendi, enë të ndryshme bronzi dhe qeramike dhe objekte të tjera që datojnë nga fundi i shekullit të VI dhe në fillim të shekullit V p.e.r.
Një gjetje jo më pak ekskluzive është figura menada nga bronzi që është gjetur në një varr në Tetovë, e cila paraqet aplikacion nga dorëza të një ene për verë – krateri të madh prej bronzi. Majnada (menada) është një vajzë balerin shoqëruese e perëndisë Dionis dhe pjesëmarrëse në festimet e tij. Ajo është datuar nga viti (520-510 p.e.s.) dhe është ekspozuar në Muzeun Arkeologjik të Maqedonisë së Veriut në Shkup. Figura ka vlera të mëdha artistike dhe kulturore dhe është një kryevepër e artistit, mjeshtrit të asaj kohe në zonën më të gjerë.
Sot objektet arkeologjike nga periudha arkaike nëpër muzetë e vendit tonë janë vendosur në koleksionet muze të epokës së hekurit dhe periudhës klasike. Në qoftë se ndahen ato nga këto koleksione, do të krijohen koleksione të reja muzeore të objekteve të periudhës arkaike dhe kjo do të ndihmojë në sqarimin e jetës, kulturës dhe zakoneve të njerëzve të asaj kohe, si dhe përfaqësimin dhe ndikimin e qendrës së këtij arti athinas, në këtë pjesë të Maqedonisë antike dhe më gjerë.
Dr. Robert Petkovski, arkeolog, kurator i lartë për periudhën arkaike