Koleksioni mesjetar i Muzeut Arkeologjik të Maqedonisë përfaqësohet nga monedha perandorësh dhe sundimtarësh mbi një mijë vjet, duke mbuluar periudhën e mbretërimit të Anastasit I (491-518), pra reformën monetare të tij në 498. deri në rënien e sistemit monetar të zotërinjve të pavarur në fund të shekullit XIV. Reforma monetare e realizuar në monedhat prej bakri në vitin 498 është pranuar gjerësisht si fillimi i historisë monetare të hershme bizantine që reformoi sistemin monetar tashmë të harxhuar dhe parandaloi hiperinflacionin. Periudha e pas reformës është një kohë e rimëkëmbjes ekonomike, por gjithashtu një kohë e zhvillimeve të dukshme të trazuara ushtarake në Ballkan me një theks të fortë për Maqedoninë. Si rezultat, pati një prani të madhe të ushtrisë bizantine, dhe kështu të veprimtarive tregtare që pasuan luftën, e cila prodhoi një sasi të madhe të materialit numizmatik nga monedhat paleo-bizantine.
Politika monetare e qëndrueshme që Bizanti mundohej të zbatonte në territorin e saj nuk bëri ndryshime drastike në Maqedoni midis shekujve VII dhe X, pasi qarkullimi i parave ishte në një nivel shumë të ulët për shkak të vendosjes së përhershme të fiseve Sllavo-Avare në veri, ekonomia e të cilit bazohej ende në shkëmbimin natyror. Përjashtim ishin qytetet bregdetare, përfshirë dy qendrat më të mëdha të monedhave të Kostandinopojës dhe Selanikut, të cilat prodhuan para përgjatë mesjetës. Monedha e dobët në Ballkan zgjati deri në kohën e Vasil II, i cili arriti të rimarrë kontrollin bizantin përmes gadishullit dhe përmes emetimeve të bronzit inflanacionist ta rrisë qarkullimin monetar, të cilat do ta përjetojnë kulminacionin në kohën e dinastisë së Komnenve. Folisët anonime që ishte farkëtuar nga 976 deri në 1092. ato ishin monedha propagandistike, të cilat kishin një prapavijë politike që synonte zbatimin e politikës monetare bizantine në territore që nuk e kishin pranuar plotësisht qeverinë qendrore bizantine. Këto variante të monedhave kanë mesazhe të krishtera në avers dhe revers, dhe nuk mbajnë asnjë karakteristikë shtetërore apo simbol. Përveç monedhave prej bronzi midis shekujve VII dhe XI, ekziston një prani e konsiderueshme e monedhave të arta (solide dhe histameni) dhe monedha argjendi (miliarensii) të cilët më së shumti gjenden në monedha grumbujsh.
Reforma tjetër e madhe e sistemit monetar bizantin u bë nga Perandori Aleksius I Komnin në vitin 1092, duke bërë që monedhat të humbin plotësisht formën e tyre të zakonshme dhe të bëhen konkave. Periudha nga shekulli XI deri në XIII në Maqedoni është gjithashtu e turbullt, si ushtarakisht dhe atë në monetar, si rezultat i së cilës sasi të mëdha të materialit numizmatik gjenden si në depo, ashtu edhe si ekzemplarë të vetëm. Përqendrimi më i lartë i monedhave në koleksionin mesjetar të Muzeut Arkeologjik të Maqedonisë vjen nga kjo periudhë. Monedhat e Manoilit I Komnini, Isak I Angel, imitimet latine dhe bullgare, monedhat e sundimtarëve nikeas dhe sundimtarëve të Selanikut. Krahas kësaj, ekziston një sasi e madhe ekzemplarësh nga dinastia e fundit bizantine që mbeti në territorin e Maqedonisë deri në ardhjen e Racave (serbëve), d.m.th. dinastisë Paleologianëve, të përfaqësuar nga monedhat e Mihail VIII, Androniku II dhe nipi i tij Androniku III.
Ndryshimi i pushtetit politik në Maqedoninë e Veriut duke filluar që nga viti 1282. deri në rënien e Shkupit nën osmanët, njëqind vjet më vonë sistemi monetar ndryshoi, duke lënë monedhat me forma të thelluara që ishin të farkëtuar në arë, elektronë dhe bronzë, dhe u zëvendësuan me monedha që ishin të sheshta dhe të bazuara në Evropën Perëndimore (Veneciane) politika mononetare e argjendit. Nga kjo periudhë kemi një numër habitshëm të madh të gjetje të mbetura nga e gjithë Maqedonia, ku bëjnë pjesë ekzemplarë të të gjithë sundimtarëve serbë, si dhe të zotrinjve të pavarur si Volkashini, Marko, Konstantin Dragash, Andria Gropa dhe Llazar. Nga fundi shekullit XIII deri në fund të shekullit XVII në territorin e Maqedonisë janë të pranishme edhe paratë e forcave të atëhershme tregtare si Venecia, Hungaria dhe Dubrovniku, që tregojnë një dinamikë të fortë ekonomike dhe tregtare. Kësaj mund t’i shtohen numri i madh i monedhave të grumbujshë monedha (të lëna) dhe ekzemplarë të vetëm të akaçeve, mangërve dhe monedha të tjera nga periudha otomane që do të imponojnë politikën e tyre monetare në të gjithë Gadishullin Ballkanik nga fundi i shekullit XIV e deri në mbretërimin e sulltanit të fundit Mehmedi V Reshad (1909- 1918.).
Koleksioni numizmatik mesjetar i Muzeut Arkeologjik NI të Maqedonisë është i dyti më i madh në vend, menjëherë pas koleksionit të Ohrit.
Mr. Trajan Zafirovski, numizmatikan, kurator i lartë i numizmatikës