Eneoliti ose koha e bakrit përfshin periudhën nga viti 4.200-2.000 vjet p.e.r. Gjetjet e para të kësaj periudhe janë marrë nga gërmimet arkeologjike dhe hulumtimet e kryera më shumë se gjashtëdhjetë vjet më parë. Atëherë për herë të parë është konstatuar vendbanimi eneolitik në Kalanë e Shkupit, duke na dhënë të drejtën të konkludojmë se rrënjët e Shkupit janë në kronologji të vazhdueshme nga mijëvjecari i katërt p.e.r. deri më sot.
Në Pellagoni janë të njohura lokalitetet: Shuplavec, Bakarno Gumno, Crnobuki, Visok Rid, Gorni Visoi, Krushevska Çuka, Tumba-Karamani. Në rajonin e Ohrit dhe Prespës janë hulumtuar dy vendbanime: Ustie na Drim dhe Crkveni Livadi. Kohët e fundit në rajonin e Kumanovës, është konstatuar një vendbanim eneolitik në Kostoparska Karpa – Zhegligovski Kamen, në rajonin e Shkupit konkretisht në fshatin Varvara – Vranjak, në Delçevë Gradishtë afër Fshatit Grad, dhe në Koçani Pilavo – Burilçevo dhe në shenjtoren Shën Atanasi – f. Spançevo. Arkeologët kanë rënë dakord ta quajnë grupin rajonal kulturor në Maqedoni të quajtur Shuplevec-Bakarno Gumno, i cili në mënyrë kronologjike përshtatet në kornizën më të gjerë territoriale të kompleksit kulturor Bubanj-Salkuca-Krivodoll.
Nga të gjitha lokalitetet e cekura, në sallat e Muzeut Arkeologjik janë prezantuar rreth 300 ekspozita materiale të lëvizshme arkeologjike. Ato janë enë të ndryshme prej qeramike, vegla të punuara prej bakri, kocka, guri, gurë prej stralli, peshore prej argjili dhe unazave, amajli, stoli prej guacave të detit, figurina antropomorfe dhe zoomorfe, pintaderë etj. Dokumentacioni dhe materiali i mbetur ruhet në muze.
Për eneolitin në Maqedoninë e Veriut janë botuar punime shkencore si në vend ashtu edhe në revista të huaja shkencore, ndërsa informacionet kryesore mund të merren edhe nga Harta Arkeologjike e Maqedonisë nr. 1 dhe nr. 2.
Irena Kolistrkoska Nasteva, këshilltare-kurator
Përktheu: Bunjamin Xhemaili