Historiku

  • Post category:Rreth nesh
  • Reading time:3 mins read

Muzeu Arkeologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut prezanton trashëgiminë kulturore të tundshme, konkretisht rreth 7.000 objekte arkeologjike të zbuluara gjatë gërmimeve arkeologjike në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë gjatë 93 viteve të kaluara dhe paraqet institucionin muzeor më të rëndësishëm dhe më të vjetër në Maqedoni.

Vizitorët mund të kënaqen në artefaktet e ekspozuara në seksionet e: arkeologjisë parahistorike, arkeologjisë antike, arkeologjisë mesjetare, numizmatikës, antropologjisë dhe lapidariumit.
Një numër i madh i objekteve që janë pjesë e këtij institucioni janë ekskluzive në përmasa botërore.

Ligjet aktuale për kulturë dhe mbrojtje të trashëgimisë kulturore, pjesën më të madhe të këtij fondi e regjistrojnë si trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë.

Në vitin 2015, Muzeu Arkeologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ishte renditur në mesin e 15 muzeve më të mira në Evropë, duke fituar vendin e shtatë më të lartë sipas Akademisë së Muzeut Evropian.

Koleksioni i parë arkeologjik u formua në vitin 1920 në kuadër të Fakultetit të Filozofisë në Shkup.
Në vitin 1924 është organizuar institucioni muzeor, konkretisht muzeu historiko–arkeologjik me lapidarium ku ishte i vendosur në Kurshumli Han.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, institucioni muzeor, në Kurshumli Han institucioni muzeor ka ekzistuar si Muze Popullor – Shkup.

Në këtë periudhë, konkretisht nga viti 1945 funksionon me tri seksione: arkeologjik, etnografik dhe mesjetar.

Me riorganizimin e muzeve në RPF të Jugosllavisë, nga Muzeu Popullor në Shkup, do të formohet Muzeu Arkeologjik si institucion i veçantë me karakter republikan.

Nga viti 1945–1963 selia e Muzeut Arkeologjik ishte ndërtesa e vjetër e kazermës në Kalanë e Shkupit.

Në vitin 1955 është hapur vendosja e përhershme e pllakës përkujtimore – lapidarium, i vendosur në stallën e përshtatur në Kurshumli Han.

Nga viti 1963-1977 menjëherë pas tërmetit shkatërues në Shkup, në vitin 1963, Muzeu Arkeologjik është vendosur në barakat e Kurshumli Hanit. Në vitin 1976 është lëshuar në përdorim kompleksi i ri muzeor në të cilën Muzeu Arkeologjik është vendosur deri në vitin 2014.

Në vitin 2012 është themeluar subjekt i ri juridik, IN Muzeu Arkeologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut – Shkup, si institucion i ri amë në fushën e arkeologjisë.

Pas më shumë se tre dekada, në vitin 2014 Muzeu Arkeologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut siguron hapësirë bashkëkohore muzeore në qendër të Shkupit.